Bota

Izraeli nis pushtimin e Gazës: Banorët kanë kohë deri më 7 tetor! Hamasi: Ne do luftojmë

OKB-ja ngriti alarmin dhe u bëri thirrje banorëve të Gazës të evakuohen deri më 7 tetor.

F.I
Izraeli nis pushtimin e Gazës: Banorët kanë kohë deri
Benjamin Netanyahu

IZRAEL-Izraeli ka miratuar planin e pushtimit të Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi më herët se kishte ndërmend të merrte kontrollin e të gjithë Gazës. Plani i miratuar përqendrohet posaçërisht në Qytetin e Gazës, qyteti më i madh në enklavë ku jetojnë qindra mijëra njerëz. 

Kabineti i sigurisë i miratoi planet me shumicë votash dhe përfshiu "pesë parime për t'i dhënë fund luftës", thuhet në deklaratë.

“IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërkohë që do të ofrojë ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit”, thuhet në të, duke detajuar “parimet e mëposhtme për përfundimin e luftës”:

-Çarmatimi i Hamasit
-Kthimi i të gjithë pengjeve - të gjallë dhe të vdekur
-Demilitarizimi i Rripit të Gazës
-Kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin e Gazës
-Ekzistenca e një qeverie alternative civile që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër Netanyahut, teksa nuk munguan as arrestimet. Kurse Hamasi premtoi se do qëndronte dhe do të luftojë deri në fund.

"Ne do të luftojmë këdo që dëshiron të sundojë Gazën. Plani i Netanyahut tregon se ai dëshiron të sakrifikojë pengjet".

Nga ana tjetër OKB-ja ngriti alarmin dhe u bëri thirrje banorëve të Gazës të evakuohen deri më 7 tetor. Izraeli thotë se kontrollon 75% të Gazës, ndërsa OKB-ja vlerëson se rreth 86% e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhër evakuimi. Më në jug, ka zona në Rripin qendror të Gazës, përgjatë bregdetit Mesdhetar, të cilat Izraeli nuk i ka të pushtuara, sipas OKB-së. Këto zona përfshijnë kampe refugjatësh, ku jeton aktualisht pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga ushtria izraelite.

Plani ka ngritur paralajmërime nga udhëheqja e ushtrisë, kundërshtim nga familjet e pengjeve dhe shqetësime se do të vriten më shumë palestinezë. Ai gjithashtu rrezikon ta izolojë Izraelin edhe më tej ndërkombëtarisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB