Bota

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

Rubio konfirmoi se diplomacia është vënë në lëvizje dhe se fundi i luftës është tashmë një skenar i afërt.

F.I
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po
Marco Rubio

SHBA-Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë detaje optimiste por edhe paralajmëruese lidhur me konfliktin me Iranin, gjatë një interviste për Fox News. Ai konfirmoi se diplomacia është vënë në lëvizje dhe se fundi i luftës është tashmë një skenar i afërt.

“Ka bisedime që po zhvillohen. Nuk do t'ju zbuloj se kush janë këta njerëz, sepse kjo ndoshta do t'i fuste në telashe me disa grupe të tjera njerëzish brenda Iranit. Ka disa përçarje të brendshme atje. Nuk dua të vendos një afat kohor, por ne mund ta shohim vijën e mbërritjes. Duhet të shohim nëse aleanca që i ka shërbyer mirë këtij vendi për një kohë, po i shërben ende atij qëllimi,"-u shpreh Rubio.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se SHBA-të janë të angazhuara në bisedime serioze me një regjim "të ri" dhe "më të arsyeshëm" në Iran, ndërsa lufta hyn në javën e pestë. 

Poll

MOS HUMB