Bota

Jo vetëm Biden, Donald Trump bën gafën e radhës, e quan Melania-n...Mercedez

Në një fjalim në Uashington, ish-presidenti republikan i SHBA-ve gaboi duke iu referuar gruas së tij të tretë pasi në vend që ta quante Melania, e quajti Mercedes!

E.K
Jo vetëm Biden, Donald Trump bën gafën e radhës, e quan
Donald Trump

SHBA- Jo vetëm Presidenti Joe Biden bën gafa. Këtë herë ishte rivali i tij për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ai që gaboi. Në një fjalim në Uashington, ish-presidenti republikan i SHBA-ve gaboi duke iu referuar gruas së tij të tretë pasi në vend që ta quante Melania, e quajti Mercedes!

Publiku u habit kur dëgjoi që Trump i referohej gruas së tij si një markë makine me disa ekspertë që paralajmëruan se ajo po shfaq shenja të forta të demencës. Siç raporton gazeta Mirror, Donald Trump, i cili akuzon presidentin demokrat Joe Biden se është shumë i vjetër për të fituar sërish pushtetin në SHBA, duket se po bie në... gropën që ka hapur vetë, duke ngatërruar edhe emrin e gruas së tij në Konferencën e Veprimit Politik Republikan.

Çfarë vlerësojnë ekspertët për Trump

Një specialist i shëndetit mendor shpreh frikën se ish-presidenti amerikan vuan nga demenca dhe në fakt është në gjendje më të keqe se 81-vjeçari demokrat Biden.

Duke folur në Uashington, Trump filloi të duartrokiste ish-Zonjën e Parë të SHBA-së dhe të thoshte se sa shumë “bota e do atë”.

"Oh, shiko atë Mercedes (në vend që të thotë Melania), ajo është vërtet e mirë," tha ai ndërsa publiku vazhdoi të duartrokiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB