Bota

Jo vetëm diplomatët në OKB! Rritet me 20-25% puna e eskortave

Burime për "Page Six" bëjnë me dije se për të përmbushur kërkesat për marrëveshje 'të paligjshme', vajza nga Las Vegas dhe nga Europa mblidhen për të 'punuar' për diplomatët.

k.m.
Jo vetëm diplomatët në OKB! Rritet me 20-25% puna e eskortave
Foto ilustruese

SHBA- Diplomatët po i çojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në një nivel krejtësisht të ri. Diplomatët janë mbledhur në Nju Jork, ku edhe ndodhet selia e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po takohen me kolegët e tyre gjatë ditës, por duket se "takimet" nuk i ndalin as gjatë natës.

Burime për "Page Six" bëjnë me dije se për të përmbushur kërkesat për marrëveshje 'të paligjshme', vajza nga Las Vegas dhe nga Europa mblidhen për të 'punuar' për diplomatët.

“Biznesi rritet me 20% në 25%. Vajzat fluturojnë dhe gjatë natës vendi kthehet në një konventë eskortash,"-tha një burim i medias amerikanë. Por një burim tjetër i guximshëm shpjegon se diplomat duan të qëndrojnë nën radar dhe tregojnë shumë kujdes, e zakonisht janë thjeshtë shoqëruesit e nivelit të lartë ata që ç'thuren.

"Politikanët janë të frikësuar se ndonjë gjë mund të përdoret kundër tyre dhe nuk duan të shihen në klube striptizi.”

Ndaj është gjetur edhe një zgjidhje.

"Diplomatët zgjedhin të qëndrojnë tek qendra ku shkojnë eskortat luksoze. Ka djem që punojnë nëpër lokale, të cilët në thelb janë ‘tuturë’ që organizojnë takimet ilegale”.

Çmimi...është i kripur!

“Dhomat VIP janë të rezervuara dhe diplomatët mund të shpenzojnë diku nga 50,000 deri në 100,000 dollarë në një natë,”- thotë i njëjti burim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB