Bota

Jorgo Goro dha dorëheqjen/ Kathimerini: Do ta zëvëndësojë Blerina Balla, e afërmja e kryeministrit

Media greke shkruan se Goro e dorëzoi sot dorëheqjen me një shkresë nga burgu, ndërsa shton se pasardhësja e tij e mundshme në Bashkinë Himarë është nënkryetarja Blerina Bala, e afërme e kryeministrit Edi Rama. 

a.l
Jorgo Goro dha dorëheqjen/ Kathimerini: Do ta
Jorgo Goro

GREQI- Gazeta greke "Kathimerini" ka publikuar së fundmi një artikull ku komenton arrestimin e kryetarit të dorëhequr të Himarës, Jorgo Goro. Media greke shkruan se Goro e dorëzoi sot dorëheqjen me një shkresë nga burgu, ndërsa shton se pasardhësja e tij e mundshme në Bashkinë Himarë është nënkryetarja Blerina Bala, e afërme e kryeministrit Edi Rama. 

Ndër të tjera, media greke ka përmendur edhe pjesë nga deklarata e gjatë e dorëheqjes së Goros, që ia dërgoi Këshillit Bashkiak, ku sulmoi organizatat dhe personat e mërguar në Himarë, pa përmendur asnjë emër. Këtu "Kathimerini" nënvizon listat e blerjes së votave, bursat, për “injorantët pa halle e ideale”, që stafojnë sindikatat e pakicës, “manipulim propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Heimarës” etj.  

" Procesi i zgjedhjes së kryetarit të bashkisë në Himarë nga këshilli aktual bashkiak dhe në veçanti nga dy nënkryetarët e bashkisë është planifikuar për më 29 mars. Si pasardhësja e tij më e mundshme, përmendet nënkryetarja Blerina Balla, dhe – sipas disa mediave shqiptare – e afërme e kryeministrit Edi Rama,"- shkruan "Kathimerini". 

SHKRIMI I PLOTË:

Kryetari i Bashkisë së Himarrës, Jorgo Goro ka dorëzuar sot dorëheqjen me një shkresë nga burgu i Avlonës ku po mbahet. Goro u arrestua pak ditë më parë, në fshatin Drymades, me urdhër të prokurorisë antikorrupsion të SPAK, si i dyshuar për përfshirje në një çështje shitblerje toke në Himarë. Denoncime të ngjashme kundër tij kishte nisur edhe nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleris, gjithashtu në paraburgim, i cili ka ngritur edhe një padi ndaj tij për një rast konkret ku dyshohet se është i përfshirë biznesmeni, bashkëshorti i një ish-ministri të Ramës. Procesi i zgjedhjes së kryetarit të bashkisë në Himarë nga këshilli aktual bashkiak dhe në veçanti nga dy nënkryetarët e bashkisë është planifikuar për më 29 mars. Si pasardhësja e tij më e mundshme, përmendet nënkryetarja Blerina Balla, dhe – sipas disa mediave shqiptare – e afërme e kryeministrit Edi Rama. Në deklaratën e dorëheqjes, të cilën ia dërgoi Këshillit Bashkiak, Goro nisi një sulm të ashpër ndaj organizatave dhe personave të "mërguar" në Himarë, por nuk përmendi asnjë emër.  

Për çfarë akuzohet Jorgo Goro?

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB