Bota

Ka kryer krime lufte ndaj shqiptarëve, arrestohet serbi në Bërnjakë

I arrestuari, i identifikuar me inicialet J.S., akuzohet se ka kryer krime lufte.

k.m.
Ka kryer krime lufte ndaj shqiptarëve, arrestohet serbi në
Foto ilustruese

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Bërnjak, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. I arrestuari, i identifikuar me inicialet J.S., akuzohet se ka kryer krime lufte.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ka kryer krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998 – 1999.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Poll

MOS HUMB