Bota

Kamala Harris apo Donald Trump? Sondazhet tregojnë… një përmbysje

Pyetja e madhe tani është – a do të ketë Amerika presidenten e parë femër apo do të kemi një mandat të dytë për Donald Trump?

k.m.
Kamala Harris apo Donald Trump? Sondazhet tregojnë… një
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Sa të besueshme janë sondazhet në SHBA, si krijohet mesatarja dhe kush është përpara? Amerikanët do të shkojnë në votime në nëntor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm në nëntor. Votuesit do shkojnë drejt qendrave të votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Pyetja e madhe tani është – a do të ketë Amerika presidenten e parë femër apo do të kemi një mandat të dytë për Donald Trump?

Kush kryeson në sondazhe?

Kamala Harris apo Donald Trump? Sondazhet tregojnë… një
Sondazhet

Harris kryeson Trumpin në mesataret e sondazheve kombëtare, siç tregohet në grafikun e BBC-së më poshtë. Në muajt përpara vendimit të Biden për t'u tërhequr nga gara, sondazhet treguan vazhdimisht se ai ishte pas ish-presidentit Trump. Por gjithçka ndryshoi kur Harris e zëvendësoi. Pas kandidimit të saj, ajo zhvilloi një epërsi të vogël të cilën ajo e ka ruajtur që atëherë ndaj Trump! Të dy kandidatët u përballën në një debat televiziv në Pensilvani më 10 shtator, i cili u ndoq nga më shumë se 67 milionë njerëz.

Një tjetër debat pritet të ndodhë së shpejti. Kësaj herë nën siglën e CNN. Kamala Harris e ka pranuar ftesën për debat, ndërsa Trump ende nuk e ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Në fillim të këtij muaji, ai tha në një tubim se nuk kishte nevojë të debatonte përsëri, sepse ai të parin e fitoi "pastër". 

Por shifrat nuk e thonë këtë!

Kamala Harris apo Donald Trump? Sondazhet tregojnë… një
Sondazhet

Dy sondazhe të shkurtra të publikuara menjëherë pas debatit zbuluan se shumica e shikuesve mendonin se Harris kishte performuar më mirë. Shumica e sondazheve kombëtare të bëra që atëherë tregojnë se Harris ka bërë disa fitime të vogla me pikavarazhin. Epërsia e saj është rritur nga 2.5 pikë në 2.9 pikë

Si merren rezultatet?

Këto sondazhe kombëtare janë një udhëzues se sa popullor është një kandidat në të gjithë vendin, ato nuk janë domosdoshmërisht një mënyrë e saktë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Kjo për shkak se SHBA përdor një sistem kolegji zgjedhor, në të cilin çdo shtet merr një numër votash afërsisht në proporcion me popullsinë. Janë gjithsej 538 vota elektorale, kështu që një kandidat duhet të arrijë në 270 për të fituar.

Ka 50 shtete në SHBA, por për shkak se shumica e tyre pothuajse gjithmonë votojnë për të njëjtën parti, ka vetëm një pjesë të vogël të shteteve ku të dy kandidatët kanë një shans për të fituar garën. 

Kush fiton në shtetet kyçe?

Kamala Harris apo Donald Trump? Sondazhet tregojnë… një
Sondazhet

Tani për tani, sondazhet janë shumë afër në 7 shtetet që do vendosin për presidentin e ri, duke e bërë të vështirë të dihet se kush udhëheq me të vërtetë garën. Sondazhet e fundit tregojnë se kandidatët janë vetëm një ose dy pikë larg njëri-tjetrit. Por ka edhe diçka tjetër! Sondazhet e nënvlerësuan mbështetjen për Trump si në 2016 ashtu edhe në 2020. Kompanitë e sondazheve do të përpiqen ta rregullojnë këtë problem në një sërë mënyrash./ZËRI

Poll

MOS HUMB