Bota

Kamala Harris nuk kursehet ndaj Trump në debatin presidencial: Putin do t’ju hante për drekë!

Harris i tha Trumpit se Putini “do të të hante për drekë” dhe tha se, nëse republikani do të ishte president, “Putini do të ishte ulur në Kiev tani”.

M.M
Kamala Harris nuk kursehet ndaj Trump në debatin presidencial: Putin do
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, u përplasën vazhdimisht për Rusinë, liderin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, në debatin presidencial.

Harris i tha Trumpit se Putini “do të të hante për drekë” dhe tha se, nëse republikani do të ishte president, “Putini do të ishte ulur në Kiev tani”. Ajo gjithashtu akuzoi Trumpin se ishte gati të braktiste Ukrainën pas dy vitesh e gjysmë lufte.

“Kuptoni pse aleatët evropianë dhe aleatët tanë të NATO-s janë kaq mirënjohës që ju nuk jeni më president dhe që ne e kuptojmë rëndësinë e aleancës më të madhe ushtarake që bota ka njohur ndonjëherë, që është NATO,” tha Harris gjatë Debatit Presidencial sipas mediave vendase.

“Ajo që ne kemi bërë për të ndihmuar Zelenskyyn dhe ukrainasve për të luftuar për pavarësinë e tyre është ajo që ju nuk do të bënit. Nëse do të ishit President, Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës. Duke filluar me Poloninë”, tha ajo, përpara se ta përshkruante Putinin si “një diktator që do të hante për drekë”.

Trump hodhi poshtë komentet e Harris, duke pretenduar se lufta nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte qenë në pushtet në vitin 2022 dhe duke i thënë audiencës se Putin “do të ishte ulur në Moskë dhe nuk do të kishte humbur 300,000 burra dhe gra” në luftë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB