BRITANI E MADHE- Pasagjerët në të gjithë Britaninë janë të përfshirë nga kaosi për shkak se fluturimi i avionëve në disa aeroporte të Londrës u pezullua përkohësisht për shkak të një defekti teknik. Hapësira ajrore e Londrës u mbyll për më shumë se një orë për shkak të “problemeve teknike” që thuhet se u shkaktuan nga një “dështim i radarit”. Sipas mediave britanike, zgjidhja e problemit zgjati 20 minuta.
Detajet i bëri me dije një burim nga Departamenti i Transportit.
Ndërsa problemi me NATS Swanwick është rregulluar dhe fluturimet kanë rinisur, qindra mijëra pasagjerë po përballen me vonesa tre-orëshe deri të paktën në orën 21:00.
“Si rezultat i një problemi teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Sëanëick, ne po kufizojmë numrin e avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës në mënyrë që të sigurojmë sigurinë, e cila është gjithmonë përparësia jonë e parë”, tha autoriteti i kontrollit të trafikut ajror NATS në një deklaratë.
Rreth orës 18:00, NATS – autoriteti i trafikut ajror i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se nisjet në të gjitha aeroportet kanë rifilluar.
“U kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo çështje”, thanë autoritetet e NATS. Kjo ngjarje ka ndodhur edhe 2 vite më parë kur më shumë se 700,000 pasagjerë patën probleme kur fluturimet u anuluan në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar më 28 gusht 2023. Kostoja e plotë e asaj krize për linjat ajrore, pasagjerët e aeroporteve dhe të tjerët ishte rreth 100 milionë paund./ZËRI