Bota

KAOS&NEGOCIATA! SHBA-Rusi takim në Riad, udhëheqësit evropianë mblidhen në Paris

Po bëhen përgatitjet për një takim ndërmjet delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite.

k.m.
KAOS&NEGOCIATA! SHBA-Rusi takim në Riad, udhëheqësit
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump dhe Vladimir Putin

KIEV- Sot, liderët evropianë do të mbajnë një takim urgjent për Ukrainën, pasi "të besuarit" e Donald Trump kanë planifikuar negociata që nuk e kanë përfshirë Europën. Paralelisht po bëhen përgatitjet për një takim ndërmjet delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite. Por në këtë takim nuk është ftuar fare asnjë përfaqësues i Ukrainës. 

Ky është ekipi negociator i Putinit me Amerikën

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov zbuloi se kush është pjesë e ekipit negociator të Putinit me Trump.

Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë
Yuri Ushakov, ndihmës i presidentit rus

Ata do të takohen nesër në Riad me delegacionin amerikan, në kuadër të bisedimeve për paqen në Ukrainë.

Ekipi amerikan përbëhet nga:

Marco Rubio, Sekretar i Shtetit
Steve Witkoff, i dërguari special për Lindjen e Mesme
Mike Walz, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare

Trump cakton datën e përfundimit të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të sigurojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës deri për Pashkë (20 prill), ose të paktën kështu raporton "Bloomberg", duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të administratës amerikane. Por takimi i lënë në Riad ka shfaqur pakënaqësi në Europë. Ndaj edhe presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi një samit urgjent të liderëve evropianë në Paris.

Në takim pritet që të marrë pjesë:

Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë
Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë
Donald Tusk, kryeministër i Polonisë
Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës
Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës
Dick Schoof, kryeministër i Holandës
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Antonio Costa, President i Këshillit Evropian

Ndërkohë që të gjithë palët janë gati për takime, kryeministri britanik Keir Starmer ka shprehur gatishmërinë e tij për të dërguar trupa britanike në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. Ndërsa gjatë javës së kaluar, SHBA ka ndërmarrë disa hapa që kanë alarmuar zyrtarët evropianë dhe ukrainas. Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin më 12 shkurt dhe më pas zhvilloi një telefonatë të veçantë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Por ky i fundit ka bërë thirrje disa herë se nuk pranon asnjë marrëveshje pa Ukrainën në tavolinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB