Bota

"Kemi bërë përparim"/ Trump zbardh takimin Witkoff-Putin: Bisedë jashtëzakonisht produktive

Përmes një postimi në platformë, Thruth Social, Trump u shpreh me optimizëm, teksa thotë se pas takimit informoi disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit.

zh.ll
"Kemi bërë përparim"/ Trump zbardh takimin
Vladimir Putin-Steve Witkoff

SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se i dërguari amerikan Steve Witkoff bëri "përparim të madh" në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, këtë të mërkurë në Moskë. Përmes një postimi në platformë, Thruth Social, Trump u shpreh me optimizëm, teksa thotë se pas takimit informoi disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit. "U bë një përparim i madh!", vuri në dukje Trump në Truth Social.

Postimi i plotë i Trump:

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. U bë një përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Witkoff mbërriti në Moskë të mërkurën në vizitën e tij të pestë në Rusi që nga fillimi i vitit. Ai u takua për herë të fundit me Putinin më 25 prill. Vizita erdhi dy ditë para afatit 10-ditor të Trump që Rusia të arrinte një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën./ZËRI

Poll

MOS HUMB