Bota

Kishte probleme shëndetësore! Shfaqet sekretari amerikan i Mbrojtjes, për çfarë diskutoi

Lloyd Austin ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pak kohë më parë, pasi ishte shtruar në spital dhe nuk ka vënë në dijeni Shtëpinë e Bardhë.

D.XH
Kishte probleme shëndetësore! Shfaqet sekretari amerikan i Mbrojtjes,
Lloyd Austin

SHBA - Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mori pjesë virtualisht të martën në një takim, paraqitja e tij e parë publike që nga shtrimi i tij i fshehtë në spital. Ai diskutoi në një mbledhje online, për luftën në Ukrainë. Austin u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë të video-konferencës së Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, të bërë publik nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve. Ai nuk e përmendi drejtpërdrejt shtrimin në spital në komentet e tij.

"Është kënaqësi t'ju shoh përsëri të gjithëve. Siç mund ta shikoni, unë po bashkohem me ju nga shtëpia sot", tha Austin në fjalët e tij fillestare në takimin mujor. "Po ndihem mirë dhe mezi pres të kthehem në Pentagon shumë shpejt. Dhe jam mirënjohës për të gjitha urimet tuaja të ngrohta. Kështu që faleminderit që keni punuar në të gjithë zonat kohore, për t'u bashkuar me ne për takimin e 18-të të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës”, tha ai.

Austin, 70 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed në Maryland natën e 1 janarit pas komplikimeve nga një procedurë e kancerit të prostatës më 22 dhjetor. Shtrimi në spital nuk u zbulua publikisht nga Departamenti i Mbrojtjes. Një ‘stuhi politike’ u zhvillua, kur shtrimi në spital i Austin në janar u bë publik katër ditë më vonë, dhe u bë e ditur se as presidenti Joe Biden nuk ishte vënë në dijeni për shtrimin e tij në spital.

Komisionet e Kongresit i kanë kërkuar Austinit që të përgjigjet, se pse shtrimet e tij në spital mbaheshin sekret. Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve i ka kërkuar Austinit të dëshmojë. Austin doli nga spitali më 15 janar dhe ka punuar nga shtëpia - megjithëse mbetet e paqartë se kur Austin do të kthehet në punë në Pentagon.

I veshur me një kostum të errët, Austin lexoi vërejtjet e tij, të përgatitura nga një tavolinë përpara një muri të bardhë të stolisur me vulën e Departamentit të Mbrojtjes dhe flamuj të vegjël ukrainas e të SHBA-së, të vendosur mbi një printer të bardhë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB