Bota

Kopsht zoologjik, kazino e pishinë, gjithçka brenda një burgu!

Jo vetëm kaq, por banda kishte klubin e saj të natës, të quajtur Tokio, ku të burgosurit festonin rregullisht dhe një restorant ku të burgosurit darkonin me vizitorët e tyre.

k.m.

Kopsht zoologjik, kazino e pishinë, gjithçka brenda një burgu!
Pamje nga kopshti zoologjik

VENEZUELË- Ishte burg...por luksoz! Banda kriminale nga Venezuela kishte ndërtuar brenda një pishinë, një kopsht zoologjik brenda të cilit kishte tigra, luanë, krokodilë dhe puma. Jo vetëm kaq, por banda kishte klubin e saj të natës, të quajtur Tokio, ku të burgosurit festonin rregullisht dhe një restorant ku të burgosurit darkonin me vizitorët e tyre. Kishte gjithashtu një fushë bejsbolli, një dhomë ku zhvilloheshin aktivitetet e lojërave të fatit dhe një tjetër ku të burgosurit minonin ilegalisht kriptovalutat.

Ndaj dhe qeveria për të ndaluar aktivitetin e bandës "Tren de Aragua" futi në burg 11 mijë ushtarë, për të zhvendosur të gjithë të burgosurit. Vetëm se mbi 500 prej tyre u kanë "rrjedhur" pasi kanë mundur që të arratisen.

VIDEO BRENDA BURGUT:

Poll

MOS HUMB