Bota

Kosova tronditet sërish nga një tjetër VRASJE! Dhëndri vret me thikë vjehrrin

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi ata kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre. 

f.t
Kosova tronditet sërish nga një tjetër VRASJE! Dhëndri vret
Ali Kosova dhe Edon Bujupi

KOSOVË- Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmjen e djeshme. Pas vrasjes së gruas së këshilltarit të Behgjet Pacollit, një 52-vjeçar është vrarë me thikë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Emshir, ku dyshohet se dhëndri, Edon Bujupi, ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova. Krimi dyshohet se ka ndodhur pasi ata kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre. 

Edon Bujupi pak ditë më parë ishte raportuar i zhdukur dhe Policia kishte nisur hetimet për gjetjen e tij. Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të. Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf. 

Njoftimi i policisë:

Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e rrethanave të krimit, ndërkohë që është vendosur në kërkim të Edon Bujupit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB