Bota

Kriza presidenciale! Drama politike në Kosovë: KQZ propozon datën e zgjedhjeve të reja

Sakaq, do të jetë Haxhiu ajo e cila do të dekretojë datën për zgjedhjet e reja paralmentare.

zh.ll
Kriza presidenciale! Drama politike në Kosovë: KQZ propozon datën
kqz-kosove

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka propozuar si datë për zhvillimin e zgjedhjeve, 7 qershorin. Vendimi është njoftuar nga kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas një takimi me Albulena Haxhiun, e cila ushtron detyrën e presidentes pas dorëzimt të mandatit nga Vjosa Osmani. Sakaq, do të jetë Haxhiu ajo e cila do të dekretojë datën për zgjedhjet e reja paralmentare.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakoshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit dështoi që të përmbyllet brenda afatave kushtetuese, duke thelluar krizën politike dhe institucionale në vend.

Pas disa tentimeve në Kuvend dhe mungesës së konsensusit politik mes pozitës dhe opozitës, partitë nuk arritën të sigurojnë kuorumin dhe marrëveshjen e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. Dështimi për zgjedhjen e presidentit e ka çuar vendin në një situatë të re politike. 

Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues hap rrugën për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Brenda 45 ditësh Kosova duhet të mbajë zgjedhje që llogariten të zhvillohen rreth fillimit të qershorit. Këto do të jenë zgjedhjet e pesta që nga viti i kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB