Bota

S'kalon rezoluta për policët në Kosovë, maxhoranca abstenon

Nga 84 deputetë që morën pjesë në votim, 25 prej tyre kanë votuar pro dhe asnjë kundër. 59 deputetë të VV kanë abstenuar.

D.XH
S'kalon rezoluta për policët në Kosovë, maxhoranca
Kuvendi i Kosoves

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar këtë të enjte, 9 nëntor, rezolutëën e propozuar nga opozita, për mbështetje ekonomike për policët e Kosovës. Nga 84 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 25 prej tyre kanë votuar pro dhe asnjë kundër. Ndërsa 59 deputetë të Vetëvendosjes kanë abstenuar.

Votimi i Rezolutës për Policinë e Kosovës kishte dështuar në disa seanca. Kjo, pasi deputetët e partisë në pushtet kanë bojkuar seancën.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancat ku do të shqyrtohet kjo Rezolutë, me arsyetimin se opozita nuk ka hallin e policisë, por të pushtetit.

S'kalon rezoluta për policët në Kosovë, maxhoranca
Rezoluta per Policine e Kosoves, propozuar nga opozita

Rezoluta për Policinë që ka propozuar opozita

Rezoluta për Policinë, publikuar nga mediat e Kosovës, parasheh ndarjen e pagave shtesë për policinë, duke vlerësuar rrezikshmërinë e profesionit.

“Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë, në mënyre retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publikë(për secilin muaj)”, thuhet në pikën e parë të draft-rezolutës.

Gjithashtu, draft rezoluta propozon, që policëve të Kosovës t’ju paguhet sigurimi shëndetësor.

“Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të propozoj buxhetin e nevojshëm – për vitin e ri fiskal 2024, për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës, nga data 1 janar 2024”, thuhet në piken e dytë të Rezolutës.

Gjithashtu, në tjetër pikë parashihet dalja në pension të parakohshëm i policëve dhe i punonjësve të Inspektoratit.

“Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit 60 ditore nga miratimi i kësaj rezolute, të marrë nismën për hartimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionin të Parakohshëm të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit”, thuhet në piken tre.

Ndërsa në pikën e fundit kërkohet që miratimi i ligjeve të bëhet në mënyrë të përshpejtuar.

“Zotohet që shqyrtimin parlament të projektligji nga pika 3 e kësaj rezolute, ta bëjë në procedurë të përshpejtuar në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit”, thuhet në pikën e katërt të Rezolutës.

Rezoluta e përpiluar nga PDK, është përkrahur nga AAK dhe LDK. Mirëpo, LVV ka thënë se draft Rezoluta është e motivuar politikisht./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB