
ITALI- Një skenë e denjë për një nga seritë e serialit “La Casa De Papel”, ishte grabtitja e një dite më parë në Milano ku katër persona të armatosur grabtitën një bankë të nivelit të dytë në Milano. Grabitësit kishin hyrë nga një piceri fillmisht. Pastaj kishin çarë murin dhe hyrë në bankë.
Në këtë mënyrë ata pretendonin se do të shmangin alarmet e bankës dhe nuk të krijonin kaosin që mund të shkaktojë hyrja nga dera e përparme në një rrugë ku kalojnë shumë njerëz dhe makina.




Por ia dolën, jo vetëm të futen në bankë, por dhe të marrin prej aty 160 mijë euro. Ndërkohë ata morën peng për disa minuta 7 persona në bankë, të cilët iu liruan pasi u larguan me çantën që mbante brenda mijëra euroi.
Sipas dëshmitarëve, njëri nga autorët kishte një theks nga rajoni i Campania, ndërsa tre të tjerët kishin theks sIçILIAN. Policia milaneze ka nisur hetimet, por ende asnjë pistë konkrete se kush janë autorët./ZËRI