Bota

La pas më shumë se 300 viktima/ Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqjen, ushtria merr kontrollin e shtetit

Hasina hipi në një helikopter ushtarak dhe është nisur për në Indi, ku me shumë gjasa do të kërkojë strehim. 

k.m.
La pas më shumë se 300 viktima/ Kryeministrja e Bangladeshit jep
Sheikh Hasina

DHAKA- Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen. Lajmin fillimisht e bëri me dije "CNN", e më pas u konfirmua nga ushtria e vendit. Pas aktit të dorëheqjes, Hasina hipi në një helikopter ushtarak dhe është nisur për në Indi, ku me shumë gjasa do të kërkojë strehim. 

MOMENTI ME VIDEO: 


Teksa ajo largohej nga vendi, turma të gëzuara kanë dalë në rrugë në Bangladesh, duke festuar largimin e saj.

La pas më shumë se 300 viktima/ Kryeministrja e Bangladeshit jep
Pamje nga Bangladeshi

Ndërkohë mijëra protestues të tjerë sulmuan rezidencën e saj. Disa nga demonstruesit shihen në pamjet e kapura nga mediat vendase duke mbajtur karrige dhe një send që duket si një divan që me shumë gjasa i kanë marrë nga rezidenca Ganabhaban.

La pas më shumë se 300 viktima/ Kryeministrja e Bangladeshit jep
Pamje nga Bangladeshi

Do të formohet qeveria e përkohshme

Shefi i ushtrisë së Bangladeshit sapo i është drejtuar popullit me një fjalim. ëaker-uz-Zaman tha se do të formohej një qeveri e përkohshme. Ai shtoi se do të takonte presidentin Mohammed Shahabuddin dhe shpresonte se një "zgjidhje" do të gjendej deri në fund të ditës.

Por ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të qeverisë.

Dhe ëaker-uz-Zaman gjithashtu u zotua për "drejtësi" për të gjithë popullin e Bangladeshit - diçka që protestuesit e kanë kërkuar pas vdekjes së qindra njerëzve gjatë javëve të fundit. Të paktën 90 persona u vranë të dielën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve, duke e çuar numrin e të vdekurve në javët e fundit në më shumë se 300. Kjo është një nga situatat më të këqijat që ka parë vendi i Azisë Jugore që kur u krijua në 1971.  Protesta e studentëve filloi në korrik me thirrjet për të hequr kuotat e punës në shërbimin civil, por u shndërrua në kërkesa që Hasina të largohej pas më shumë se dy dekadash në pushtet.

Pse do të shkonte Hasina për në Indi?

Sipas raportimeve, "vendi i sigurt" ku është drejtuar Sheikh Hasina është fqinji i tij gjigant - India. Me kalimin e viteve, India ka qenë aleati i saj më i madh dhe kjo ka funksionuar mirë për të dy vendet. Gjatë kohës së saj në pushtet, Hasina shtypi grupet militante anti-Indiane në Bangladesh, duke fituar miq në Delhi. Ajo i ka dhënë gjithashtu të drejta tranziti Indisë. Afërsia e saj me Delhi - dhe mbështetja e Indisë ndaj saj - është kritikuar nga partitë e opozitës dhe aktivistët që thonë se India duhet të mbështesë popullin e Bangladeshit dhe jo një parti të caktuar. Ndërkohë, autoritetet në Indi kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë së lartë në kufirin me Bangladeshin, për shkak të situatës së krijuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB