
RUSI- Kujtimet e rivalit numër një të presidentit rus Vladimir Putinit, Alexei Navalny ka lënë pas një trashëgimni. Opozitari, i cili vdiq në një burg rus në rrethana të panjohura më 16 shkurt, ka shkuar një libër me kujtime, i cili do të publikohet më 22 tetor 2024. Lajmin e ka konfirmuar e veja e të ndjerit, Yulia Navalny dhe shtëpia botuese "Knopf" nga SHBA.
"Ky libër është një dëshmi jo vetëm për jetën e Alekseit, por edhe për angazhimin e tij të palëkundur në luftën kundër diktaturës, një luftë për të cilën ai dha gjithçka, duke përfshirë edhe jetën e tij,"-tha e veja e tij, Julia. Libri, do të botohet edhe në rusisht.
Yulia Navalnaya raportoi në një postim në X se Alexei Navalny shkroi autobiografinë e tij përpara se të vdiste në fillim të këtij viti, se libri është përkthyer në 11 gjuhë dhe do të dalë njëkohësisht në shumë vende më 22 tetor. Librin filloi ta shkruante pas helmimit të tij me Novichoc në vitin 2020.
Në Shtetet e Bashkuara libri do të dalë me titullin "Patriot", ose shqip "Patrioti".
Aleksei Navalny vdiq në burg më 16 shkurt, dhe Shërbimi Federal i Ndëshkimit për Distriktin Yamalo-Nenets, ku ai ishte i burgosur, deklaroi se Navalny u ndje mirë pas një shëtitje në mëngjes dhe humbi vetëdijen. Navalny ishte dënuar me 30 vite burg pasi njihej si një kritik i ashpër i Kremlinit./ZËRI