Bota

LUFTA/ Izraeli shpëton 2 pengje në Rafah, vriten 50 palestinezë

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se pengjet po mbaheshin në katin e dytë të një banese në Rafah dhe po ruheshin nga pjesëtarë të armatosur të Hamasit.

f.t
LUFTA/ Izraeli shpëton 2 pengje në Rafah, vriten 50 palestinezë
Pengjet e liruar

IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se ka shpëtuar dy pengje gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit, duke shënuar një sukses të vogël, por me rëndësi simbolike në përpjekjen e saj për të liruar mbi 100 pengje që besohet se po mbahen nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Të paktën 50 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore, pjesë e këtij operacioni. Shifrën e dhanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Aksioni u krye në Rafah, qytet në skajin jugor të Rripit të Gazës ku 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur për t’iu ikur luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, në pjesën tjetër të territorit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se pengjet po mbaheshin në katin e dytë të një banese në Rafah dhe po ruheshin nga pjesëtarë të armatosur të Hamasit. Gjatë një operacioni të përbashkët u shpëtuan dy pengje izraelite nga Kibbutz Nir Yitzhak: Fernando Simon Marman, 60 vjeç, dhe Louis Har, 70 vjeç.

Pengjet e shpëtuara u dërguan në një “zonë të sigurt” aty afër dhe iu nënshkruan një kontrolli të shpejtë mjekësor para se të dërgoheshin në një spital në Izraelin qendror./ZËRI

Poll

MOS HUMB