Bota

Lufta në Liban/ A u vra lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite? Shteti hebre: E vështirë të jetë gjallë

Objektivi i këtyre sulmeve ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, për të cilin thuhet se është i paarritshëm

M.M
Lufta në Liban/ A u vra lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah pas sulmeve
Hassan Nasrallah dhe Benjamin Netanyahu

LIBAN- Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur ditën e 358-të, ndërsa tashmë fronti është zgjeruar në Liban. Ndërsa Netanyahu sulmoi OKB-në, duke e quajtur atë një "kënetë anti-izraelite", pas sulmit me raketa që shkatërroi gjashtë ndërtesa në Bejrut. Akoma nuk ka një numër të konfirmuar viktimash por frika mbetet për qindra vdekje, si pasojë e sasisë së madhe të eksplozivit të përdorur. 

Objektivi i këtyre sulmeve ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, për të cilin Libani ende nuk e ka konfirmuar vdekjen. Megjithatë një burim i afërt me Hezbollahun, tha se Nasrallah është aktualisht i paarritshëm. Ndërsa sipas Izraelit, tashmë ai është ekzekutuar që në sulmin me raketën e parë.

“Është e vështirë të besohet se ai është gjallë”, thanë përfaqësues të ushtrisë izraelite në një deklaratë.

Vajza e liderit të grupit shiit, Zainab Nasrallah, u vra së bashku me kreun e njësisë raketore të organizatës, Muhamed Ali Ismail gjatë sulmit në ndërtesat civile.

Irani u betua për hakmarrje, duke e quajtur një "përshkallëzim që po ndryshon lojën" dhe duke theksuar se shteti hebre do të marrë "dënimin e duhur" shumë shpejt.

Sulmi izraelit u miratua nga kryeministri izraelit Netanyahu në telefon nga Nju Jorku, ku ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Disa delegacione u larguan nga dhoma pas mbërritjes së tij, duke përfshirë ato turke dhe iraniane. Pavarësisht thirrjes në bllok për armëpushim, Izraeli ka shtuar sulmet ajrore gjatë natës, ndërsa u paralajmërua dhe një ndërhyrje tokësore./ ZËRI

Poll

MOS HUMB