
SHBA-Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare. Pas vdekjes së tij, shumë momente nga jeta dhe qëndrimi i tij në Shtëpinë e Bardhë po bëjnë xhiron e internetit dhe një prej tyre ishte në një takim që ai pati me liderin kinez Mao Ce Dun.
Një prej tyre është momenti kur lideri kinez shihet i emocionuar teksa takonte bashkëshorten e Kissinger, Nancy por edhe i befasuar nga diferenca e madhe në gjatësi të çiftit.
My favorite Kissinger video was when he introduced his wife to Mao, who got his mind absolutely blown by the height difference ???? pic.twitter.com/G48eBdYxAO
— Arnaud Bertrand (@RnaudBertrand) November 30, 2023
Vetë Kissinger në deklaratat e atëhershme tregonte se një nga takimet më të veçanta me Mao Ce Dun ishte ndoshta takimi kur ishte me gruan e tij. Ai u shpreh se Mao tregoi interes për të takuar gruan tij.