Politikë

Mblidhet kryesia e PD! Zgjidhen 4 koordinatorët, të gjithë besnikë të Berishës

Katër koordinatorët e zgjedhur të PD-së janë Gazmir Spahija, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako.

D.XH
Mblidhet kryesia e PD! Zgjidhen 4 koordinatorët, të gjithë
Koordinatori i PD-se

TIRANË – Në mbledhjen e Kryesisë të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të martë, janë zgjedhur 4 koordinatorë.

Koordinatorët e zgjedhur janë Gazmir Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako. Edhe pse ishte thënë se përcaktimi i koordinatorëve do të bëhej për t’i hapur rrugë riorganizimit e për të përfshirë edhe grupin e Bardhit, 4 administratorët janë vetëm nga grupi i Berishës.

Detyra e tyre është që të organizojnë qytetarët në terren dhe organizimin e protestave, të cilat pritet që të mbahen në vijim.  Një nga organizatorët e zgjedhur është edhe Gazmir Spahija, ish-drejtor i Tatimeve në fund të qeverisjes Berisha dhe administrator i televizionit të afërt me kreun demokrat.

Ideja e koordinatorëve u miratua në mbledhjen e Kryesisë në muajin dhjetor, kur në PD u diskutua edhe ndarja e vendit në 4 rajone, veri, jug, Tiranë dhe Shqipëri e Mesme./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB