Bota

Mbreti Charles III kthehet në pallat, mbërrin dhe Harry, paralajmërimi: Mos prisni shumë!

Pas njoftimeve të djeshme, ka një kërkesë të madhe publike për më shumë informacion. Megjithatë BBC bën një sqarim: Mos prisni shumë!

k.m.
Mbreti Charles III kthehet në pallat, mbërrin dhe Harry,
Mbreti Charles III dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III është fotografuar për herë të parë që kur u mësua se vuante nga kanceri i prostatës. Mbreti dhe mbretëresha Camilla u fotografuan teksa po udhëtonin nga Sandringham në Pallatin Buckingham me helikopterin e tyre privat.

Mbreti Charles III kthehet në pallat, mbërrin dhe Harry,
Mbreti me helikopter

Po ashtu, me urgjencë, ka mbërritur në Londër edhe djali i vogël i mbretit, Princi Harry.

Mbreti Charles III kthehet në pallat, mbërrin dhe Harry,
Harry

Por Harry nuk është i vetmi i shqetësuar. Mijëra turistë janë mbledhur para Pallatit Mbretëror, ku po fotografojnë çdo cep së bashku me qindra gazetarë që raportojnë lidhur me rastin. Sipas BBC, në Londër kanë zbarkuar ekipe lajmesh nga SHBA, Australia, Japonia dhe Brazili, që sipas tyre tregon interesin e madh global për Familjen Mbretërore.

Mbreti Charles III kthehet në pallat, mbërrin dhe Harry,
Media jashtë Pallatit

Pas njoftimeve të djeshme, ka një kërkesë të madhe publike për më shumë informacion. Megjithatë BBC bën një sqarim. 

"Mos prisni të dëgjoni më shumë lidhur me specifikat e problemit shëndetësor ose të trajtimit, pasi Buckingham Palace që nuk planifikon të sigurojë përditësime të rregullta mbi gjendjen e Mbretit. Ai ndjek një model të njohur me lajmet mbretërore, ku lëshohet një deklaratë fillestare, e cila nxit diskutime intensive mediatike dhe shumë përgjigje. Kur bëhet fjalë për shëndetin e dikujt, ka edhe më shumë arsye për të pritur privatësinë dhe informacioni i dhënë është tashmë thellësisht personal për çdo familje."

Kështu që fokusi do të kalojë tek reagimet dhe dashamirësit dhe burimet e tjera të informacionit. Në këtë rast, sot kryeministri Rishi Sunak ka shkuar më tej se deklarata e Pallatit, duke thënë se kanceri është kapur herët dhe nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin e mbretit, e shtoi se ai do të vazhdojë me dëgjesat javore me të. Mirëpo, ardhja e Princit Harry ka shtuar frikën tek britanikët. Madje po e krahasojnë me rastin kur Mbretëresha Elisabeth II ndërroi jetë. Edhe asokohe Harry erdhi më urgjencë për të takuar gjyshen e tij për herë të fundit. 

Mbetet për t'u parë nëse kjo do të jetë një vizitë e shpejtë, apo Harry do të qëndrojë për më gjatë në Britani, pranë të vëllait, Princit ëilliam, i cili do të marrë më shumë përgjegjësi për të mbuluar të atin gjatë mungesës së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB