Bota

Parlamenti Evropian i heq imunitetin Eva Kailit

Eurodeputetja greke përballet me akuza penale në lidhje me buxhetin e BE-së në një rast që nuk lidhet me Katargate.

f.t
Parlamenti Evropian i heq imunitetin Eva Kailit
EVA KAILI

GREQI- Parlamenti Evropian në Strasburg votoi pro heqjes së imunitetit të Eva Kailit. Heqja e imunitetit të saj u vendos pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm Evropian për çështjen e menaxhimit të dëmshpërblimit për asistentët e parlamentit.

Çështja u nis nga Prokuroria Publike Evropiane, në dhjetor 2022, duke kërkuar nga Parlamenti Evropian heqjen e imunitetit parlamentar të Eva Kailit, për mashtrim të mundshëm ndaj buxhetit të BE-së në lidhje me kompensimin parlamentar dhe shpërblimin e asistentëve.

Çështja për të cilën u soll imuniteti i Kailit nuk ka asnjë lidhje me skandalin korruptiv në Parlamentin Europian, të ashtuquajturën “Qatargate”. Eurodeputetja greke përballet me akuza penale në lidhje me buxhetin e BE-së në një rast që nuk lidhet me Katargate.

Vetë Kaili nuk ishte e pranishme në votim, por Marc Tarabella, një eurodeputet belg, i cili është gjithashtu i dyshuar në skandalin e Katargate, ngriti dorën në favor të propozimit për heqjen e imunitetit. Kaili dhe Tarabella kanë mbajtur të dy pafajësinë e tyre në hetimin e Katargate./ZËRI

Poll

MOS HUMB