Bota

Mbyti dy fëmijët e saj, kush është Monia Bortolotti

Studimet përgjysmë, lidhje me një burrë 25 vite më të madh, pastaj shtëpiake. Kush është 27-vjeçarja që mbyti dy fëmijët e sapolindur në Itali

E.K
Mbyti dy fëmijët e saj, kush është Monia Bortolotti
Fotot e vetme me vajzat e sapolindura

BERGAMO- Italia është tronditur së fundi, nga zbulimi i një vrasje të dyfishtë, që nëna iu kishte bërë dy vajzave të saj të sapolindura. 27-vjeçarja Monia Bortolotti me origjinë indiane, e cila jetonte në Pedrengo (Bergamo) që fëmijë, u arrestua nga policia për vrasje të dyfishtë të foshnjave. Gruaja akuzohet se ka vrarë dy fëmijët e saj, një vajzë 4 muajshe në vitin 2021 dhe një djalë dy vjeç në 2022, duke i mbytur.

Fillimisht mendohej se vdekja ishte për shkaqe natyrore, por vdekja e dytë i bëri oficerët të dyshonin. Për këtë arsye policia ka nisur hetimet të cilat kanë çuar në arrestimin e gruas. Pas vdekjes së fëmijës më 25 tetor 2022, Prokuroria urdhëroi një autopsi dhe rezultatet i kishin shtyrë hetuesit të zhvarrosnin trupin e motrës së vogël, e cila kishte vdekur vitin e kaluar dhe vdekja e së cilës ishte nisur nga mbytja me ushqim.

Por çfarë e shtyu Bortolottin drejt krimit të rëndë?

La Repubblica ka bërë një profil të nënës së re, që tashmë gjendet pas hekurave. Frika e saj për të rritur fëmijët nuk ishte një gjë e re, pasi këtë diskutim e kishte bërë dhe me psikologun e saj me të cilin konsultohej herë pas here. Ankthi që ajo përjetonte nuk ishte diçka e re as për partnerin e saj Cristian, me të cilin kishte 25 vite diferencë, dhe as për prindërit e saj që e kishin vizituar në banesë pas lindjeve të vajzave.

Sipas hetuesve, motivi i dy vrasjeve të foshnjave është “paaftësia e nënës për të përballuar të qarat e gjatë të fëmijëve”, e cila nuk klasifikohet si sëmundje, por një ndjenjë parehatie në rritjen e fëmijëve, për të cilën ishte në dijeni e gjithë familja.

Monia i kishte kaluar vitet e fundit si shtëpiake, ajo kishte lindur në Indi, dhe kur ishte në moshën 1-vjeçare ishte birësuar nga një çift italian në Bergamo. Ajo ndoqi shkollën e mesme shkencore, më pas u regjistrua në fakultetin e Psikologjisë në Bergamo, por nuk u diplomua kurrë. Kishte filluar të punonte si mësuese kërcimi. Një punë që e la teksa ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, pas një viti bashkëjetesë me Cristian, 25 vjet më i madh se ajo.

Sipas miqve, çifti ishte i tërhequr, dhe nuk bënte një jetë shumë aktive. Shumë njerëz shkuan në varrimin e Alisës së vogël, në Nëntor të dy viteve më parë, edhe ata që nuk i njihnin, për shkak se vdekja e vajzës së mitur kishte tronditur të gjithë qytetin.

“Lajmi kishte tronditur qytetin, një vdekje e bardhë, çfarë tragjedie, të gjithë menduam kështu”, shprehet një banor. Pas një muaji, Monia ishte përsëri shtatzënë. Dhe më vonë, kur u bë e ditur vdekja e Mattias, qyteti kishte të njëjtat mendime. “Thuhej përreth se ishin fëmijë të dobët, se kishin lindur me disa probleme shëndetësore. Sot nuk mund ta besoja kur lexova se çfarë ndodhi në të vërtetë”, thotë qytetari.

Në rastin e Mattias u mbajt një varrim privat, ku ishin të pranishëm vetëm pjestarë të afërt të familjes, dhe ndoshta kjo nuk qe një rastësi. Hetuesit kanë dyshime se familjarët kanë qenë në dijeni se dy vajzat ishin mbytur nga e ëma. Gjatë muajve të hetimit, kur dyshimet ishin bërë publike, familjarët floën mes tyre, të përgjuar nga policia.

Në dokumentet e hetimit në dialogët e tyre shihet se frika bëhet gjithnjë e më e vërtetë. Monia kishte pranuar para familjarëve të saj se nuk i dëgjonte dot të qarat e fëmijëve, dhe arriti fundin! Nëna pothuajse nuk shkoi kurrë te varret e fëmijëve të saj. “Pak dashuri nga mami dhe babi” shkruhet në të dy varret e vogëlusheve./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB