Bota

ME VIDEO- Atentat ish-presidentit të Bolivisë, mjeti bëhet "shoshë" nga plumbat, shpëton mrekullisht Evo Morales

Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi mjetin e tij teksa presidenti po shkonte për të dhënë një intervistë në radio në qytetin Cochabamba.

k.m.
ME VIDEO- Atentat ish-presidentit të Bolivisë, mjeti bëhet
Evo Morales

LA PAZ- Ish-presidenti bolivian Evo Morales është tentuar të ekzekutohet. Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi mjetin e tij teksa presidenti po shkonte për të dhënë një intervistë në radio në qytetin Cochabamba.

Nga atentati me armë zjarri, i plagosur mbeti shoferi i mjetit.

"Makina me të cilën mbërrita ka 14 vrima plumbash. Kjo ishte e paramenduar. Ideja ishte të më vrisnin,"-tha ish-presidenti në radio.

MOMENTI ME VIDEO:


Nga mediat vendase është zbuluar se ish-presidenti ishte nisur për në emision që në orën 6.00 të mëngjesit, ndërsa në 6.25 u sulmua me armë zjarri nga dy mjetet që e ndiqnin nga pas. Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, mjeti është bërë "shoshë" nga plumbat, por nuk ka asnjë të lënduar./ZËRI

Poll

MOS HUMB