Bota

Meksika arreston vëllain e “El Mencho”-s, koka e kartelit famëkeq CJNG

Ai konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë të logjistikës dhe financave të kartelit, duke koordinuar trafikun dhe shitjen e drogës në zonën ku u arrestua.

f.t
Meksika arreston vëllain e “El Mencho”-s, koka e kartelit
Abraham Oseguera

MEKSIKË-Autoritetet meksikane kanë arrestuar Abraham Oseguera, vëllain e bosit të akuzuar të drogës Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho” dhe liderin e Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG). Lajmin e ka bërë me dije këtë të hënë presidenti Andres Manuel Lopez Obrador. Presidenti meksikan konfirmoi arrestimin në një konferencë shtypi në mëngjes, duke shtuar se ministria e sigurisë do të japë detaje më vonë gjatë ditës, raporton Reuters.

Abraham Oseguera, i njohur gjithashtu si Don Rodo, u arrestua të dielën nga ushtarët e ushtrisë që punonin me policinë e Gardës Kombëtare në Autlan de Navarro, Jalisco, sipas një deklarate nga ministria e mbrojtjes e lëshuar më vonë të hënën. Gjatë arrestimit atij iu gjetën disa armë zjarri plus gëzhoja municioni. Ai konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë të logjistikës dhe financave të kartelit, duke koordinuar trafikun dhe shitjen e drogës në zonën ku u arrestua.

Vëllai i Oseguera, El Mencho është padyshim njeriu më i kërkuar në Meksikë. Karteli CJNG me dhjetra-mijëra anëtarë dhe të pajisur me armatime ushtarake shihet gjerësisht si banda më e fuqishme në Meksikë së bashku me Kartelin Sinaloa./ZËRI

Poll

MOS HUMB