Bota

PARA&PAS- Çfarë shkaktuan përmbytjet në Dubai? (FOTOT)

Reshjet zgjatën vetëm 1 ditë, por aq mjaftoi për të shkaktuar përmbytje të jashtëzakonshme.

k.m.
PARA&PAS- Çfarë shkaktuan përmbytjet në Dubai? (FOTOT)
Dubai

DUBAI- Reshjet e paprecedenta që përmbytën pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe javën e kaluar, ishin aq intensive sa mund të monitoroheshin për ditë të tëra përmes satelitëve nga hapësira. Reshjet zgjatën vetëm 1 ditë, por aq mjaftoi për të shkaktuar përmbytje të jashtëzakonshme. Në Dubai – qyteti më i populluar në vend, në vetëm 12 orë, ra shi sa në një vit, ndërsa zonat përreth kishin pothuajse dy herë më shumë reshje.

PARA&PAS- Çfarë shkaktuan përmbytjet në Dubai? (FOTOT)
Dubai pas reshjeve

Më pak se dy ditë pasi shiu ndaloi, sateliti Landsat 9 kaloi mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kapi imazhe të "pishinave" të mëdha të përmbytjeve. "Pishinat" blu të errëta në imazhe nxjerrin në pah ujërat e përmbytjes, të cilat janë në kontrast të plotë me tokën tipike të thatë të rajonit, e cila duket kafe ose kafe e lehtë.

Shiu i dendur është i lidhur me një sistem më të madh stuhie kapërceu Gadishullin Arabik dhe lëvizi nëpër Gjirin e Omanit. I njëjti ciklon solli gjithashtu përmbytje vdekjeprurëse, ku të paktën 18 njerëz ndërruan jetë. Ngjarjet e reshjeve ekstreme si zhvillimet e fundit, po bëhen më të zakonshme ndërsa atmosfera ngrohet për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit./ZËRI

Poll

MOS HUMB