Bota

Meloni i rikthehet ndarjes: Më sulmuan pa mëshirë, jeta ime u hodh e gjitha në rrugë

Sipas Melonit ajo ruan pak sekrete nga jeta e saj private, e cila ka qenë e ekspozuar ndjeshëm në muajt e fundit

E.K
Meloni i rikthehet ndarjes: Më sulmuan pa mëshirë, jeta ime u
Giorgia Meloni

ITALI- Kufjet në vesh, fustan gri pa mëngë dhe këmishë e bardhë, një  version  pop i Giorgia Melonit, e cila është rikthyer të flasë në radio Rtl102, për ndarjen e dhimbshme nga babai i vajzës së saj, Andrea Giambruno.

E pyetur nga gazetarët, nëse është folur shumë për jetën private, Meloni tha se ajo është trajtuar nga mediat pa mëshirë në disa raste. Pas një interviste e shoqëruar me batuta, Meloni ka ndryshuar shprehjen e fytyrës teksa u pyet për jetën e saj private.

‘Ndonjëherë çështjet e mia personale janë komentuar pa mëshirë! Jam krenare, dhe le të luftojmë pa mëshirë’, ka thënë Meloni.

Të njëjtën shprehj liderja e djathtë kishte përdorur,  e gazetarët që i kërkuan një intervistë, në ditët e polemikave të furishme të shkaktuara nga shpërthimet e shoqëruesit të saj, drejtueses së Mediaset. 

Meloni ishte betuar se nuk do të fliste më për këtë dhe kështu bëri, përveç një komenti të shkurtër të

"Më kanë mbetur pak, jeta ime tani është e gjitha në rrugë", vijoi komentin e saj Meloni.

Kryeministrja italiane njoftoi pak javë më parë ndarjen nga babai i vajzës, me të cilin kishte një lidhje disavjeçare, pas dyshimeve se ai e kishte tradhëtuar me një kolege të Mediaset.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB