Bota

Ministri serb i Mbrojtjes-Kurtit: Prishtina, epiqendra e karteleve të drogës

Ministri serb Millosh Vuçeviç tha se akuzat e Kurtit janë imagjinare. Ai tha se Prishtina është kthyer në qendër të karteleve të drogës dhe se Kurti duhet të luftojë problemet e Prishtinës.

D.XH
Ministri serb i Mbrojtjes-Kurtit: Prishtina, epiqendra e karteleve të
Millosh Vucevic

SERBI - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka mohuar sot akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçeviç ka kaluar në akuza të rënda ndaj Kurtit, duke thënë se Prishtina, nën qeverisjen e tij, është bërë qendra e karteleve të drogës.

"Këto akuza mund të jenë vetëm imagjinare, nuk mund të kenë kuptim. Ato që thotë ‘tirani i vogël’ nga Prishtina nuk kanë kuptim. Më lejoni t'i kujtoj tiranit të vogël nga Prishtina, se epiqendra e karteleve të drogës dhe bandave kriminale është në Prishtinë.

Ai duhet ta shikojë problemin aty dhe jo përreth apo larg vetes. Nëse dëshiron të luftojë krimin, duhet të fillojë nga ajo që po ndodh në Prishtinë”, u tha Vuçeviç, gazetarëve.

Po ashtu, ministri serb hodhi akuza të forta ndaj Kurtit, teksa tha se po ushtron terror ndaj serbëve, në përpjekje për të larguar popullatën serbe nga Kosova.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, sot, me anë të një komunikate, hodhi poshtë akuzat e Albin Kurtit. Ministria serbe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, të reagojë, për “sulmet e Prishtinës në drejtim të institucioneve të Serbisë”.

Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se sulmin në Banjskë e ka kryer “klani i Novi Sadit” dhe se në krye të komandës ka qenë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB