Bota

“Moment i turpshëm”, ministri kroat tenton të puthë në buzë kolegen gjermane?

Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë "në mënyrë njerëzore" ministren gjermane

E.K
“Moment i turpshëm”, ministri kroat tenton të puthë
Momenti i sikletshem

GJERMANI- Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ministri i Jashtëm kroat, përpiqet të puthë në buzë ministren e Jashtme gjermane! Ose të paktën kështu është transmetuar momenti në mediat ndërkombëtare. Incidenti ka shkaktuar zemërim edhe në Kroaci, ku mediat vendase shkruajnë: Zemërim me Gordan Grlic-Ramadan dhe mirëkuptim për Annalena Baerbock.

Mediat raportojnë për një "moment të turpshëm" në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin. Aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Ramadan për mungesë respekti dhe "dështim", e quajnë "të shëmtuar", kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t'i ikë puthjes. Rada Boric bëri fjalë për një "gjest tërësisht të papërshtatshëm" dhe një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti.

Në media shkruhet se ai nuk ka turpëruar veten, por shumë kroatë. Gazeta "Jutarnji List" shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë. Ish-kryeministrja kroate shkroi në X "puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?"

Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë "në mënyrë njerëzore" ministren, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment për mediat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB