Bota

'Bonnie&Clyde'/ Historia e influencerave turq, si pastronin para për të pasur jetë luksoze

Akuzat kundër Dilanit dhe familjes së saj varionin nga trafiku i drogës përmes kozmetikës që ata importonin dhe shisnin në internet duke reklamuar produktet e tyre në rrjetet sociale deri te evazioni fiskal dhe pastrimi i parave përmes faturave false. Madje akuzohen edhe për mashtrim në baste futbolli dhe në gara të tjera sportive. 

k.m.
'Bonnie&Clyde'/ Historia e influencerave turq, si pastronin para
Dilan Polat dhe Engin Polat

STAMBOLL- Dilan Polat dhe Engin Polat po konsiderohen si "Bonnie dhe Clyde" të Turqisë. Çifti fituan famë në një kohë të shkurtër si një “ndikues në mediat sociale” (me 6,8 milionë ndjekës në total). Të dy u arrestuan mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2023 në Stamboll. Së bashku me çiftin Polat, u arrestua edhe motra e influenceres Sıla Doğu, kunati i saj Kürşat Polat dhe Ahmet Gün. 

Prej javësh, për të qenë të saktë 33 ditë, Dilan Polat mban të zënë jo vetëm gazetarët e tabloideve, por edhe gazetarët e drejtësisë, të sigurisë, politikës, madje edhe të ekonomisë. Akuzat kundër Dilanit dhe familjes së saj varionin nga trafiku i drogës përmes kozmetikës që ata importonin dhe shisnin në internet duke reklamuar produktet e tyre në rrjetet sociale deri te evazioni fiskal dhe pastrimi i parave përmes faturave false. Madje akuzohen edhe për mashtrim në baste futbolli dhe në gara të tjera sportive. 

Rasti i Dilan Polat dhe familjes së saj është i rëndësishëm, siç është rasti i vëllezërve dhe motrave Güven, Serap dhe Fatih Özer, pasi ky i fundit u dënua me 11,000 vjet burg pasi kishte mashtruar me kriptomonedha përmes kompanisë që krijoi vetë ai në Thodex.

Por paratë e kujt janë pastruar? Kjo ende nuk është zbuluar nga mediat vendase

Në kallëzim u konstatua se 200 milionë lira para u transferoheshin shoqërive familjare të 3 kompanive në likuidim, duke lëshuar fatura false në këmbim të të ashtuquajturës "tregti". Është konstatuar se paratë janë transferuar ndërmjet kompanive të familjarëve dhe në fazën e fundit janë grumbulluar në kompaninë Milda Gayrimenkul në pronësi të Engin Polat dhe janë blerë pasuri të paluajtshme dhe shumë automjete.

Ndonëse çifti Polat ishte në radarin e policisë, ata filluan të tërhiqnin vëmendjen e publikut me postimet e tyre në rrjetet sociale. Çifti, i cili u shfaq me automjete të shtrenjta si Ferrari, ndanë postime ku tregonin se ata shpenzonin para pa kufi dhe ishin shumë të pasur. Vlen të përmendet interesi i Dilan Polat për t'i dredhur flokët me kartëmonedha 100 euroshe, po ashtu postonte nga avionët privatë dhe kafen e pinin me pluhur ari. 

'Bonnie&Clyde'/ Historia e influencerave turq, si pastronin para

Dilan Polat ka afro 7 milionë ndjekës në Instagram, afro 1.5 milionë ndjekës në TikTok, dhe 250 mijë ndjekës në Twitter, ndërsa bashkëshorti i saj Engin Polat ka afro 1.5 milionë ndjekës në Instagram dhe 70 mijë ndjekës në TikTok. Por vetëm 34 mijë në Twitter. Polat fitonte bukën e gojës duke bërë fotot e lindjes së personazheve të famshëm, pas pak ajo u bë fenomen në rrjetet sociale. Aktualisht, çifti Polat, të cilët zotërojnë kompani estetike, kozmetike, bizhuterish, imobiliare, automobilistike, ndërtimi dhe turizmi. Dhurata e Engin Polatit, një avion, për gruan e tij në përvjetorin e martesës bëri bujë të madhe në opinion dhe burimi i parave që çifti kishte nisur të vihej në dyshim. Mirëpo, pas reagimeve, Engin Polat pohoi se thjesht e kishin marrë me qera./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB