Bota

Musliu denoncon me foto: Ambasadori serb i shoqëruar me kriminelë

Drejtori i Institutit 'Octopus', Agim Musliu ka publikuar fotografi, ku duket ambasadori serb në SHBA Marko Gjuriç përkrah kriminelit Stevan Pavicevic.

D.XH
Musliu denoncon me foto: Ambasadori serb i shoqëruar me kriminelë
Foto e publikuar nga Agim Musliu

KOSOVË- Drejtori i Institutit ‘Octopus’, Agim Musliu ka publikuar sot disa fotografi, ku duket qartë ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç përkrah kriminelit serb Stevan Pavicevic.

Musliu shkruan se fotoja është shkrepur në vitin 2019 dhe se personat e fotografuar kanë qenë duke u përpjekur që ta kthejnë banjën termale në Banjskë të Zveçanit në pronë të Serbisë. Agim Musliu kujton se makina e Paviçeviç është gjetur plot me armë në qershor 2023.

‘Ambasadori aktual i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, në vitin 2019, i rrethuar nga kriminelë, duke u përpjekur ta kthejë banjën termale në Banjska në Kosovë në pronë të Serbisë. Në foto shihet edhe terroristi Stevan Paviceviç, makina e të cilit u gjet plot me armë në qershor 2023’, shkruan Musliu.

Çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë?

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, Kosova u trondit nga një sulm kriminal në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat./ZËRI/

Poll

MOS HUMB