
SERBI – Avokati i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviç, Çedomir Stojkoviç ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA). Arsyeja e arrestimit duket se ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz gjatë vitit të kaluar, ku ka kërkuar falje për krimet e Serbisë.
Politikani serb edhe më 2 janar 2024 ka bërë një postim në X, ku ka rikthyer mesazhin për vizitën që ka bërë në Prekaz në muajin shkurt të vitit të kaluar. “Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari në Prekaz. Kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç.
Por, avokati i tij deklaron se pikërisht ky postim është bërë shkak për arrestimin. “Vetëm një ditë pas postimit të tij në X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi, ndodhi edhe arresti”, ka shkruar ai.
I am the only politician from Serbia who came to pay his respects to the innocent Albanian victims, the Jašari family, at Prekazi. I apologized and asked for forgiveness on behalf of the Serbs who did not commit this.@CNN@albinkurti @aliciakearns @federicawoelk @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/Czl0pcJ8cR
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 2, 2024
Nikolla Sandulkoviç është drejtues i Partisë Republikane në Serbi. Ai ishte kandidat gjatë zgjedhjeve presidenciale më 2022 në shtetin serb./ZËRI/