Bota

Ç'ndodhi në Loznicë?! Shqiptari hap zjarr, vret policin serb, plagos një tjetër. Nis MEGAAKSIONI për ta arrestuar

Përplasja e përgjakshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur Artan Hajrizi po tentonte që të kalonte në Serbi.

k.m.
Ç'ndodhi në Loznicë?! Shqiptari hap zjarr, vret policin
Vëllezërit Hajrizi

BEOGRAD- Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një kontrolli rutinë në Loznicë të Serbisë. Përplasja e përgjakshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur Artan Hajrizi po tentonte që të kalonte në Serbi. Gjatë një kontrolli rutinë, ai është përplasur me efektivët e policisë serbe dhe ka qëlluar për vdekje policin 34-vjeçar Nikolla Krsmanoviç dhe la të plagosur Vjekoslav I., 50 vjeç.

Ç'ndodhi në Loznicë?! Shqiptari hap zjarr, vret policin
Artan Hajrizi

Ky i fundit ndodhet i shtruar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Si ndodhi ngjarja?

33-vjeçari ishte me një taksi dhe po tentonte që të hynte në Serbi. Pasi kaloi pikën kufitare u ndalua nga Policia për kontroll. I pyetur se ku po shkonte, 33-vjeçari u pohoi efektivëve se kishte si destinacion shtëpinë e një shoku në Loznicë, por në momentin që i kërkuan të hapte çantën që kishte me vete, aty shqiptari hapi zjarr. Një person është ndaluar në vend, ndërsa Hajrizi është në arrati.

Ç'ndodhi në Loznicë?! Shqiptari hap zjarr, vret policin
Viktima
Ç'ndodhi në Loznicë?! Shqiptari hap zjarr, vret policin
I plagosuri

Ai është identifikuar nga letërnjoftimi gjerman që kishte lënë pas në mjet. Megjithatë kërkimet për të ende vazhdojnë. Madje mediat serbe bëjnë me dije se në ndihmë të Policisë janë vendosur edhe helikopterët e ushtrisë.

Kush është autori i vrasjes?

Artan Hajrizi duket se nuk është një person i panjohur për Policinë e Kosovës. Ai është vëllai i Faton Hajrizit, i cili së fundi u arratis nga burgu në Smrekovicë më 6 korrik, në Republikën e Kosovës. Ky i fundit ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus, pjesëtar i KFOR-it, dy dekada më parë në afërsi të Drenicës. Por dukej i vendosur që të mos e kryente dënimin e tij, pasi ishte arratisur gjithsej 9 herë nga burgu. Herën e fundit, doli live në TikTok për të bërë ankesat e tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB