Bota

Në vend të Athinës, zbret në Tiranë/ Ngatërresa në Gjermani, 83-vjeçaren e hipin në avionin e gabuar

83-vjeçarja donte të vizitonte djalin e saj në Athinë dhe kishte rezervuar një fluturim nga aeroporti "Albrecht Dürer".

k.m.
Në vend të Athinës, zbret në Tiranë/ Ngatërresa
Foto ilustruese

NUREMBERG- Një 83-vjeçare gjermane ka përfunduar në aeroportin e Tiranës, në vend që të shkonte në Greqi. Sipas "BILD", ajo u vendos në avionin e gabuar nga punonjësit e aeroportit dhe aksidentalisht, ajo përfundoi në Shqipëri në vend të Italisë. 

83-vjeçarja donte të vizitonte djalin e saj në Athinë dhe kishte rezervuar një fluturim nga aeroporti "Albrecht Dürer". Por duke qenë se mund të lëvizte vetëm me karrocë me rrota, ajo kërkoi ndihmë dhe punonjësit e futën në aeroplan. Por përfundoi në Shqipëri. 

Një zëdhënës i aeroportit shpjegoi për "Nürnberger Nachrichten": Shkaku i ngatërresës ishin problemet e komunikimet me klienten që nuk fliste as gjermanisht dhe as anglisht.

Rrethanat e ngatërresës janë duke u hetuar, në mënyrë që një rast i ngjashëm të mos përsëritet kurrë më në të ardhmen./ZËRI

Poll

MOS HUMB