
TIRANË- Demenca prek më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë botën. Kjo shifër është bërë zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ky numër pritet të rritet në 78 milionë njerëz deri në vitin 2030, shifër e cila do të shumëfishohet dhe do të kapë shifrën e 139 milionëve në vitin 2050.
Simptomat e lidhura me demencën shkaktohen nga sëmundje dhe trauma të ndryshme që prekin trurin, si sëmundja e Alzheimerit ose një goditje në tru. Demenca shkatërron kujtesën dhe funksionet e tjera njohëse, duke ndikuar në aftësinë e dikujt për të kryer detyrat e përditshme. Rastet e demencës janë në rritje në mbarë botën, me shifra që do të dyfishohen në shumë vende gjatë 30 viteve të ardhshme.
OECD parashikon që në Itali të kemi 43 raste të demencës për 1000 banorë deri në vitin 2050; Spanja do të ketë një rritje me rreth 41 raste për 1000 banorë, ndërsa Gjermania dhe Franca 35 persona të prekur nga sëmundja për 1000 banorë. Sipas OBSH-së, rreziku i zhvillimit të demencës mund të reduktohet përmes ushtrimeve të rregullta, shmangien e alkoolit, mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe një konsumin e një diete të ekuilibruar./ZËRI