Bota

Netanyahu e pranon: Përpjekjet për të minimizuar viktimat civile kanë dështuar

Alarmi i OKB-së: “Civilët rrezikojnë vdekjen nga uria”. Është gjetur trupi i ushtarit 19-vjeçar i cili u mor peng nga Hamasi

E.K
Netanyahu e pranon: Përpjekjet për të minimizuar viktimat civile
ushtar izraelit

GAZA- Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Izraeli pretendon se po bën gjithçka që të mbajë civilët jashtë rrezikut, përfshirëë shpërndarjen e fletëpalosjeve që i udhëzojnë ata që të largohen për në jug të Gazës. Por megjithatë përpjekjet për të minimizuar numrin e viktimave në radhët e civilëve "nuk kanë qenë të suksesshme". Këtë e ka pranuar vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. 

Ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur trupin e Noa Marciano-s, ushtarit 19-vjeçar të marrë peng nga Hamasi, në një strukturë ngjitur me spitalin al Shifa në qytetin e Gazës. Sipas burimeve palestineze, në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, tre persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë një operacioni ushtarak izraelit. 

Alarmi i OKB-së: "Civilët në Gaza rrezikojnë të vdesin nga uria pasi ushqimi dhe uji janë bërë "praktikisht inekzistente". Blinken i kërkoi Izraelit të miratojë masa "urgjente" "për t'i dhënë fund dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

OKB ka deklaruae se sot nuk do të ketë asnjë aksion shpëtimi në vendkalimin Rafah, midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. “Rrjeti i komunikimit në Gaza është ndërprerë sepse nuk ka karburant. Kjo e bën të pamundur menaxhimin ose koordinimin e autokolonave të ndihmave humanitare", thuhet në mesazhin e publikuar në X nga OKB.

Teherani i ka bërë të ditur Shteteve të Bashkuara se nuk dëshiron që lufta midis Izraelit dhe Hamasit të përhapet më tej, por gjithashtu ka paralajmëruar Uashingtonin se konflikti rajonal mund të jetë i pashmangshëm nëse vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza. Kështu deklaroi kreu i diplomacisë iraniane Hossein Amirabdollahian në një intervistë për Financial Times.

Shtetet e Bashkuara po vënë në dukje se parandalimi i hyrjes së palestinezëve në Bregun Perëndimor në Izrael përbën shkelje të marrëveshjes për heqjen e vizave, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller. "Ne i kemi shprehur shqetësimet për këtë qeverisë izraelite. Ne presim që Izraeli t'i adresojë këto shqetësime dhe të marrë masa që janë plotësisht në përputhje me Programin e Heqjes së Vizave," shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk mund të ketë një pushtim të Gazës, por një periudhë tranzicioni deri në vendosjen e sigurisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar Hamasin për përpjekjet "të pafrytshme" për të minimizuar vdekjet e civilëve në Gaza. Në një intervistë për CBS, Netanyahu tha se Izraeli po bën gjithçka që mundet për t'i mbajtur civilët jashtë rrezikut ndërsa lufton Hamasin në Rrip, duke përfshirë "hedhjen e fletëpalosjeve" duke i paralajmëruar ata të largohen, por se përpjekjet e tij për të minimizuar viktimat "nuk ishin e suksesshme".

Media shtetërore siriane raporton se forcat e Damaskut rrëzuan raketat izraelite të lëshuara nga Lartësitë Golan drejt periferisë së kryeqytetit sirian. “Mbrojtja ajrore po zmbraps një sulm raketor të nisur nga sulmuesit izraelitë”, citohet të ketë thënë një burim ushtarak nga gazeta siriane Al Watan.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB