Bota

Netanyahu: Pengjet izraelite u mbajtën në spitalin Al-Shifa

Netanyahu tha se nuk kishte pengje në spital kur forcat hynë në spital të mërkurën, duke pretenduar se Hamas largoi pengjet përpara se ata të mbërrinin.

k.m.
Netanyahu: Pengjet izraelite u mbajtën në spitalin Al-Shifa
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë një nga arsyet pse ushtria izraelite bastisi spitalin Al-Shifa në Gaza. Në një intervistë me CBS Evening News në SHBA, Netanyahu tha se kishte “informacione” se pengjet izraelitë ndodheshin në spitalin Al-Shifa, kjo ishte dhe arsyeja e sulmit në spitalin më të madh në Gaza.

Netanyahu tha se nuk kishte pengje në spital kur forcat hynë në spital të mërkurën, duke pretenduar se Hamas largoi pengjet përpara se ata të mbërrinin. Gjithashtu trupi i Yehudit Weiss, i cili u rrëmbye nga Hamasi nga kibuci Be'eri gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael, u gjet në një ndërtesë pranë spitalit Al-Shifa të Gazës, thanë në një deklaratë të enjten Forcat e Mbrojtjes izraelite.

Nga rreth 240 pengje të marra gjatë sulmeve, dy amerikanë dhe dy izraelitë janë liruar. Nuk është e qartë se sa të tjerë mund të jenë vrarë. Izraeli po shqyrton aktualisht një propozim që Hamasi të lirojë një pjesë të pengjeve - veçanërisht fëmijë dhe civilë - në këmbim të një armëpushimi tre deri në pesë ditë.

Poll

MOS HUMB