
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "ka një datë" që trupat e IDF të hyjnë në Rafah dhe përsëriti se nuk ka fitore pa një operacion në qytetin jugor. Ai nuk tha se kur do të zhvillohej operacioni, por theksoi se kishte marrë një informim të detajuar mbi bisedimet në Kajro.
"Ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, kryesisht duke liruar të gjithë pengjet tanë dhe për të arritur një fitore të plotë ndaj Hamasit", tha ai.
Rafah, shtëpia e gati 1.5 milionë palestinezëve të zhvendosur nga zona të tjera të Rripit të Gazës, po përgatitet sot për një ofensivë tokësore të kërcënuar nga ushtria izraelite, disa orë pas negociatave të reja indirekte në Kajro për të shpallur një armëpushim, gjashtë muaj pas shpërthimit të luftës./ZËRI