
JERUSALEM- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është gati të pranojë propozimin e ndryshuar të paraqitur nga Steve Witkoff për armëpushimin në Gaza. Sipas "Reuters", kryeministri ka informuar edhe edhe familjet e pengjeve që ende mbahen në enklavë. Pak më herët, udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i bëri thirrje kryeministrit izraelit që ta pranonte menjëherë propozimin e ri amerikan.
“Izraeli duhet ta pranojë publikisht dhe pa vonesë kornizën e paraqitur këtë mëngjes nga ndërmjetësi amerikan Steve Witkoff,”- shkroi Lapid në një postim në platformën X. Në fakt, ai i kujtoi Netanyahut se ka një "rrjet sigurie të plotë" nga opozita për të mbështetur miratimin e planit, edhe nëse ministrat Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich përpiqen ta bllokojnë atë.
Por, Hamasi "i zhgënjyer" me kushtet e rishikuara. Organizata palestinese duket "e zhgënjyer" nga propozimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, pasi ai nuk përfshin një garanci të qartë nga Uashingtoni se armëpushimi i përkohshëm që ai përshkruan do të çojë në një armëpushim të përhershëm.
Në mënyrë specifike, propozimi i Witkoff parashikon që të dyja palët do të vazhdojnë me negociatat mbi kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor. Megjithatë, propozimi nuk përcakton që, nëse bisedimet zgjasin përtej 60 ditëve, a do të zgjatet edhe afati i armëpushimit të përkohshëm në përputhje me rrethanat. Hamasi po kërkon një propozim që do të siguronte këtë zgjatje, duke pasur parasysh se në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në janar, Izraeli refuzoi./ZËRI