Bota

Një vonesë e vogël e shpëtoi, ky është i mbijetuari i vetëm nga tragjedia në Brazil: E kam jetë të dytë

Adriano Assis, një pasagjer i cili nuk ishte në gjendje të hipte në fluturimin fatal të 'Voepass Linhas Aéreas' për vetëm tre minuta, tregoi se si ato minuta i shpëtuan jetën.

k.m.
Një vonesë e vogël e shpëtoi, ky është i
Adriano Assis

BRAZIL- Tragjedia ajrore e ndodhur këtë të premte në Vinhedo, në brendësi të shtetit të São Paulo, Brazil, la pas 62 viktima dhe një histori tronditëse mbijetese.

Adriano Assis, një pasagjer i cili nuk ishte në gjendje të hipte në fluturimin fatal të 'Voepass Linhas Aéreas' për vetëm tre minuta, tregoi se si ato minuta i shpëtuan jetën.

“Kur mbërrita në aeroport isha në pritje të fluturimit, por ekranet nuk tregonin asgjë, në sportel nuk kishte njeri. Rreth orës 10:41, punonjësja më tha që nuk mund të hipja në fluturim sepse hipja kaluar koha, madje u grinda me të, por kjo më shpëtoi jetën. Unë kam lindur përsëri,"- tha Assis për Hoje TV GLOBO.

Aeroplani u ngrit nga Cascavel, drejt Guarulhos me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk mbijetoi./ZËRI

Poll

MOS HUMB