
SHBA- Margo Martin, zëvendësdrejtoresha e zyrës së komunikimit të Donald Trump, u pa dje në gjykatën e Nju Jorkut teksa donte të ishte në krah të shefit të saj. Miliarderi amerikan po përballet me akuzat për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur paratë që ai pagoi për të blerë heshtjen e ish-yllit porno Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
E veshur elegant, 27-vjeçarja Martin nuk ka kaluar pa u vënë re në gjykatën penale të Manhattan -it. Me celularin e saj, ishte ajo që bëri një video dhe e ngarkoi në Instagram të ish-presidentit amerikan duke lënë Trump Tower për të shkuar në gjykatën e Manhattan për "Ditën 1 të gjyqit të Bidenit", siç shkruante Margo.
Ajo u pa më vonë e ulur në rreshtin e fundit me Jason Miller, këshilltarin e lartë të Trump, ndërsa filloi përzgjedhja e jurisë për gjyqin. Më parë, rrjeti amerikan Fox kishte ngatërruar Margo Martin me gruan e Trump, Melania. Me size të zeza, e reja amerikane arriti të ngatërrojë fotografët pasi në përgjithësi ka shumë të përbashkëta me ish-zonjën e parë. Ajo është me flokë të gjatë dhe një trup me forma.
Sipas NYP, Margo e rritur nga Oklahoma është një nga të paktët punonjëse të Trump që ka qëndruar në krah të Trump pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Ajo ka deklaruar se koha që kaloi në Shtëpinë e Bardhë ishte një përvojë që “i dha jetës së saj mundësi dhe lumturi të panumërta”. Në një postim lidhur me përvojën e saj me ish-presidentin, ajo ka postuar një foto ku shfaqet ajo dhe Trump duke ecur së bashku, komenton gazeta amerikane.
View this post on Instagram
Margo poston shpesh foto ku shfaqet në avionin privat të ish-presidentit amerikan, në udhëtime apo evente të ndryshme sportive. Ajo gjithashtu nuk heziton të ndajë me ndjekësit disa momente më private me miqtë, nga pushimet, koncertet e vizitat, si dhe me motrën e saj, e cila është prezantuese në revistën e mëngjesit “NewsNation”.
Margo pritet të mbështesë Trump gjatë gjithë gjyqit. Vihet re se manjati amerikan 77-vjeçar është ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-së që gjykohet nga një gjykatë penale. Seanca dëgjimore mund të zvarritet për javë të tëra dhe të komplikojë përpjekjen e tij për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit. I mbërritur dje në Manhatan për gjyqin e tij historik, mes atyre që e shoqëruan ishin të paktë dhe të përzgjedhur nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, siç raporton gazeta New York Post./ZËRI