Bota

Nuk ka më kohë për Ukrainën! Udhëheqësit e BE-së luajnë ‘kartat e fundit’ me Orban

Stabiliteti i financimit katërvjeçar që do të siguronte buxheti i BE-së është edhe më i rëndësishëm në një kohë kur ndihma financiare nga Shtetet e Bashkuara, një tjetër ofrues i madh ndihme për Ukrainën, është i pasigurt për shkak të grindjeve të brendshme në Kongresin e SHBA

E.K
Nuk ka më kohë për Ukrainën! Udhëheqësit e
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

BRUKSEL-  Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të kërkojnë të bindin sot kryeministrin hungarez Viktor Orban, që t'i bashkohet një plani për të ofruar financim të qëndrueshëm për Ukrainën, por ata janë gjithashtu të gatshëm t'i japin paratë Kievit pa Hungarinë nëse argumentet e tyre dështojnë.

Plani është të ndihmojë në mbulimin e nevojave të Ukrainës 2024-2027 me 33 miliardë euro kredi dhe 17 miliardë euro grante. Paratë do të vijnë nga buxheti i BE-së për t'i dhënë Kievit fonde më të sigurta ndërsa ai lufton pushtimin rus.

BE-ja e ka ndihmuar Ukrainën që nga pushtimi i Moskës në vitin 2022, por deri më tani ka qenë përmes marrëveshjeve ndërqeveritare që kërkojnë miratime kombëtare çdo vit dhe janë më të kushtueshme dhe komplekse sesa financimi përmes buxhetit të BE-së.

Stabiliteti i financimit katërvjeçar që do të siguronte buxheti i BE-së është edhe më i rëndësishëm në një kohë kur ndihma financiare nga Shtetet e Bashkuara, një tjetër ofrues i madh ndihme për Ukrainën, është i pasigurt për shkak të grindjeve të brendshme në Kongresin e SHBA.

Për të përdorur buxhetin e BE-së, të 27 vendet anëtare duhet të bien dakord, përfshirë Hungarinë, e cila mban lidhje të ngushta me Moskën. Më herët Hungaria ka vendosur veton duke bllokuar fondet, ndërsa përplasja me vendet e tjera të BE-së vijon që nga Dhjetori i kaluar.

Samiti i sotëm, i thirrur për të zgjidhur çështjen, është mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje përpara se të braktiset buxheti i BE-së, si një mënyrë për të financuar Ukrainën dhe për t'u kthyer sërish në financimin më kompleks, më të kushtueshëm dhe më pak të parashikueshëm të përdorur më parë.

BE-ja nuk mund të presë më, sepse Ukrainës pritet t'i mbeten pa para për të kryer funksionet normale shtetërore në Mars.

Për të përmbushur pjesërisht kërkesat e Orbanit, udhëheqësit do të sugjerojnë mbajtjen e një debati vjetor mbi mënyrën se si shpenzohet ndihma e BE-së nga Ukraina, pa i dhënë Hungarisë të drejtën e vetos për paratë, tregoi një projekt-propozim i përgatitur për takimin e së enjtes.

Nuk është e qartë nëse Orban do të pajtohet me një marrëveshje të tillë. Ambasadori i Orban në BE u tha homologëve të tij në një takim përgatitor të mërkurën se Budapesti dëshiron ende të drejtën e vetos./ZËRI

Poll

MOS HUMB