Bota

“Nuk mund ta besoja”/ Erik Trump tregon momentin kur pa të qëllohej i ati: Isha i frikësuar

Eric është babai i një djali, Luke, 6 vjeç dhe një vajze, Carolina, 4, me gruan e tij, e cila mban postin e bashkëkryetares së Komitetit Kombëtar Republikan, Lara Trump.

k.m.

 

“Nuk mund ta besoja”/ Erik Trump tregon momentin kur pa të
Eric Trump

 

SHBA- Eric Trump tha se e pa nga televizioni momentin kur u krye atentat ndaj babait të tij, Donald Trump. Në një intervistë të dhënë për mediat amerikane, Eric tregoi se në momentin që ndodhi ngjarja, ai ishte duke parë television së bashku me fëmijët e tij.

“Dy ditë më parë, isha në divan me fëmijët e mi duke parë babain tim që u qëllua me snajper, në televizionin kombëtar”, tha Erik për momentin kur dëgjoi të shtënat të tingëllonin gjatë mitingut të Trump në Butler.

Eric është babai i një djali, Luke, 6 vjeç dhe një vajze, Carolina, 4, me gruan e tij, e cila mban postin e bashkëkryetares së Komitetit Kombëtar Republikan, Lara Trump.

“E pashë live. Unë e kuptova zhurmën e një plumbi, dhe dëgjova të shtënat, menjëherë ktheva kokën drejt televizionit dhe nuk mund ta besoja atë që po shihja. Pashë gjak dhe disa njerëz që ranë në tokë dhe nuk e di nëse janë goditur disa herë, dhe thjesht po i lutesha Zotit që ata të ngriheshin në këmbë,”- shtoi ai.

Agresori Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, qëlloi rreth 130 metra larg podiumit ku Trump, 78 vjeç, po mbante fjalimin e tij.

"Të paktën plumbi e preku në vesh, por ka dhimbje,"- tha Eric për të atin. 

Të hënën në mbrëmje, Eric Trump hodhi votën vendimtare që e bëri zyrtarisht babanë e tij kandidatin e Partisë Republikane si president për zgjedhjet e nëntorit. Trump mori 2,387 vota nga 2,429 delegatë, shumë më tepër se 1,215 "kartona jeshilë" të nevojshëm për të forcuar kandidaturën e tij. Megjithatë, në kongres mungonte ish-zonja e parë Melania Trump, si dhe djali i vogël i Trump, Barron. Arsyet për mungesën e tyre ende nuk dihen./ZËRI

Poll

MOS HUMB