
TEL AVIV – Në Tel Aviv janë dëgjuar sirena alarmi. Sirenat kanë rënë në qytetin e Tel Avivit, por edhe në zonat përreth tij.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mund të ketë një sulm me raketa në qytetet izraelite.
Hamasi ka paralajmëruar banorët e Ashkelon, që të ikin nga qyteti, para orës 17:00. Grupi militant palestinez ka thënë se do nisë sulme, si përgjigje ndaj raketave izraelite në Rripin e Gazës.
Më shumë se 4 500 raketa janë lëshuar tashmë nga Gaza në Izrael, që nga e shtuna.
Ndërsa, ambasada izraelite në SHBA ka lajmëruar se numri i izraelitëve të vrarë ka shkuar mbi 1000.
Ambasada thekson se gjithashtu 3 418 persona janë plagosur, nga sulmi i Hamasit.
Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë. /Zëri.ai/