Bota

Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Brukselit

Osmani theksoi se në fokus të bisedës ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë e të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit.

f.t
Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam për zbatimin e
Vjosa Osmani dhe Jim O’Brien

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien. Vetë Osmani përmes një postimi në platformën “X”, tregoi çështjet për të cilat diskutoi me O'Brien, ku theksoi se në fokus të bisedës ishte “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë e të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”.

"Një telefonatë produktive me O'Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në CoE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”,- ka shkruar Osmani. 

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh Kosova kaloi me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, i cili ishte edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pas miratimit në Komision, draft opinioni duhet të diskutohet dhe miratohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që pritet të mbahet në prill./ZËRI

Poll

MOS HUMB