Bota

PAMJE TË RËNDA/ Gazetari kolumbian vritet brenda qendrës tregtare

Në pamjet filmike, Vazquez, i cili po trajtonte disa dosje korrupsioni shihet duke vrapuar në tentativë për ti shpëtuar ekzekutorit, por nuk ia del dot.

E.K
PAMJE TË RËNDA/ Gazetari kolumbian vritet brenda qendrës tregtare
Autori dhe gazetari i vrarë

KOLUMBI- Pamjet e rënda që po shihni tregojnë momentin kur Jaime Vazquez, 54 vjeç, gazetar i kronikës në Kolumbi vritet brenda një qendre tregtare në sy të dhjetëra personave, të cilët u terrorizuan nga skena e krimit. Në pamjet filmike, Vazquez, i cili po trajtonte disa dosje korrupsioni shihet duke vrapuar në tentativë për ti shpëtuar ekzekutorit, por nuk ia del dot. Ai e kap dhe e qëllon disa herë. 54-vjeçari vdes në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një qytet afër kufirit me Venezuelën. Prokurorët thonë se vrasësi u largua me një motoçikletë. Presidenti Gustavo Petro tha në X se kishte urdhëruar një hetim për vrasjen e Vasquez, i cili kishte publikuar akuza për kontrata të parregullta dhe abuzime me pushtetin në administratën e qytetit dhe kishte marrë kërcënime si rezultat i punës së tij.

Fondacioni i Lirisë së Shtypit FLIP i Kolumbisë dënoi vrasjen dhe bëri thirrje për një hetim "të shpejtë dhe shterues". Që nga viti 2006, 167 gazetarë janë vrarë në Kolumbi, sipas FLIP. Vitin e kaluar, 163 gazetarë morën kërcënime. Tetë persona të tjerë u vranë në dhe rreth Cucuta në të njëjtën fundjavë, tha policia, në një rajon ku dihet se veprojnë luftëtarët paraushtarakë, guerilët dhe bandat kriminale lokale./ZËRI

Poll

MOS HUMB