
RUSI- Një video horror po qarkullon prej disa sekondash në Telegram. Në pamje, filmohet momenti i arrestimit të një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Moskë, të cilit një prej ushtarëve i pret veshin. Por nuk mbaron me kaq, pasi i pret veshin e djathtë 30-vjeçarit të quajtur Rajab Alizade, ushtari e detyron edhe që ta hajë. Por mediave të huaja që kanë raportuar për videon, pretendojnë se nuk mund që të provojnë vërtetësinë e saj.
"Regjistrimi 24 sekonda tregon një burrë me rroba kamuflazhi që mbahet në tokë, e më pas me thikë i pritet veshi. Më pas, ushatari tenton në mënyrë të përsëritur që të vendosë pjesën e prerë të veshit në gojën,"-shkruhet nga mediat e huaja, por kanë vendosur që të mos i publikojnë imazhet e rënda, duke u ndalur vetëm tek përshkrimi me fjalë i ngjarjes.
24 marsi në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar 133 viktimat e sulmit në sallën e koncerteve. Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 22 marsit, ku 4 persona u futën të armatosur në sallën e koncertit./ZËRI